Vushtrri: Vajza e mitur plagoset me armë zjarri, i dyshuari në arrati

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri tronditi mbrëmjen e 27 në rrugën “Ferat Novolani” në Vushtrri, ku një person hapi zjarr ndaj familjes së..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri tronditi mbrëmjen e 27 në rrugën “Ferat Novolani” në Vushtrri, ku një person hapi zjarr ndaj familjes së tij, duke plagosur një të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi – një mashkull kosovar – deklaroi se i dyshuari kishte shtënë dy herë me armë drejt tij dhe të afërmve të tij. Si pasojë, vajza e vëllait të ankuesit, e mitur, u plagos në krah. Viktima u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Policia njoftoi se i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe është ende në kërkim. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjet dhe u sekuestrua një armë e gjatë (pushkë 10-she) dhe 14 fishekë.

Rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports