Vuçiqi reagon pasi Kurti kërkoi hetim ndërkombëtar për “Sarajevo Safari”

  • Lajme
  • February 22, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ashpër ndaj thirrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për krijimin e një gjykate ndërkombëtare që të hetojë krimet e njohura si “Sarajevo Safari”, të kryera gjatë rrethimit të Sarajevës në fillim të viteve ’90.

Kurti ngriti çështjen gjatë konferencës së dytë shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Instituti i Krimeve të Luftës në Kosovë, duke theksuar se ekzistojnë informacione serioze që disa persona kanë paguar për të qëlluar civilë boshnjakë me snajperë, në atë që njihet si “turizëm i snajperëve” – një praktikë e cilësuar si krim i rëndë lufte.

Në vend të adresimit të këtyre akuzave, Vuçiq e orientoi debatin drejt polemikave politike dhe akuzave ndaj Prishtinës, duke përmendur çështje të tjera si “Shtëpia e Verdhë” dhe pretendime territoriale. Ai deklaroi: “Mund të organizosh 1,000 gjykata, nuk ia vlen… Por nervozizmi i Prishtinës është për shkak të Shtëpisë së Verdhë dhe problemeve që kanë. Ata nuk dinë çfarë të bëjnë. Po flasim vetëm për Shtëpinë e Verdhë, por vetë fakti që dikush po u merr 14% të territorit është në kundërshtim me të gjitha dispozitat e së drejtës publike ndërkombëtare, gjë që i bëri evropianët të hidhen tani. Ata e hapën vetë kutinë e Pandorës, nëse dhe kur do ta mbyllin… Nuk jam i sigurt. Ne gjithmonë e kemi respektuar ligjin, kemi parime dhe politikë, dhe këta të tjerët jo”.

Kurti e kundërshtoi këtë, duke theksuar se “e ashtuquajtura ‘Shtëpi e Verdhë’ në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve nga pjesëtarë të UÇK-së, por është pjesë e narrativës hibride të Serbisë kundër UÇK-së dhe Shqipërisë, e iniciuar nga deputeti rus Konstantin Kosachev më 15 prill 2008, pra as dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës”.

Thirrja e Kurtit për një gjykatë të posaçme ka marrë mbështetje nga disa akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët theksojnë rëndësinë e hetimit të pavarur të krimeve të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë për drejtësinë tranzicionale dhe pajtimin rajonal. Reagimi i Vuçiqit shihet si një përpjekje për të delegjitimuar këtë nismë dhe për të zhvendosur debatin nga përgjegjësia historike drejt polemikave politike aktuale.

Gazetari investigativ kroat, Domatoj Margetiq, ka publikuar dokumente dhe shkrime që e lidhin Vuçiqin me “Sarajevo Safarin”. Në një intervistë, Aleksandar Liçanin, dëshmitar i drejtpërdrejtë i vrasjeve të civilëve, përmendi se kishte parë veprimet e forcave serbe dhe emra si Sllavoj Aleksiq, Vojisllav Sheshel dhe Aleksandar Vuçiq. Ai tha se vrasjet përfshinin civilë të pafajshëm, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, dhe se mysafirët e huaj që merrnin pjesë në “turizmin snajperik” vepronin nën mbikëqyrje të strukturave serbe.

Liçanin shtoi: “E di se kanë sjellë njerëz edhe nga shtete të tjera që vepronin në të njëjtën mënyrë – pra vrasjen e fëmijëve të pafajshëm, civilëve, grave dhe të moshuarve nëpër Sarajevë. Nuk e duron dot faktin që shpesh krijohet përshtypja se të gjithë jemi njësoj”. Ai gjithashtu pohon se Vuçiq dhe Shesheli organizonin “turistët snajperë” dhe se kishte prova fotografike për këtë aktivitet.

Dokumentet që Margetiq ka publikuar përfshijnë urdhërin e njësisë çetnike të Novo Sarajevës, datuar në vitin 1992, i cili rregullonte përdorimin e pozicioneve snajperike në rrugën Lenjin. Dokumenti specifikon se vetëm tre persona – Veljko Papiq, Aleksandar Vuçiq dhe Zlatko Novkoviq – kishin leje të veçantë për qasje dhe se të gjithë mysafirët e huaj duhej të shoqëroheshin dhe regjistroheshin për çdo aktivitet.

Sipas Margetiq, ky dokument tregon përfshirjen direkte të Vuçiqit me strukturat çetnike gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, në periudhën kur ai ishte i lidhur politikisht me SRS-në.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës