“Vrasësi i heshtur” që prek miliona: si të mbani në kontroll tensionin e lartë të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një nga problemet shëndetësore më të përhapura tek të rriturit dhe, për shkak se shpesh nuk shoqërohet me simptoma,..

3 minutes

Read Time

Tensioni i lartë i gjakut është një nga problemet shëndetësore më të përhapura tek të rriturit dhe, për shkak se shpesh nuk shoqërohet me simptoma, mbetet i pazbuluar për vite me radhë. Pikërisht kjo e bën atë të rrezikshëm, pasi rrit ndjeshëm mundësinë për sëmundje serioze si infarkti, goditja në tru dhe dështimi i zemrës.

Përveç ndikimit në sistemin kardiovaskular, studimet tregojnë se hipertensioni lidhet edhe me dobësimin e funksioneve të trurit dhe rritjen e rrezikut për demencë.
“Hipertensioni është faktori më i ndryshueshëm i rrezikut për sëmundjet e zemrës, sulmin në tru dhe, sipas provave të reja, edhe për rënien e aftësive njohëse”, ka thënë doktori Eduardo Sanchez nga Shoqata Amerikane e Zemrës.

Ja disa hapa praktikë që ndihmojnë realisht në kontrollin e tensionit të gjakut:

Njihni vlerat tuaja

Një pjesë e madhe e personave me tension të lartë nuk janë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre. Vlera normale konsiderohet nën 120/80 mm Hg, ndërsa mbi këtë kufi fillojnë dëmtimet e enëve të gjakut, zemrës, veshkave dhe trurit.
“Matja duhet bërë siç duhet: ulur, me këmbët në tokë, krahun në nivelin e zemrës dhe pa folur”, ka shpjeguar doktoresha Jennifer Cluett.
Ajo këshillon gjithashtu matjen në shtëpi, pasi disa persona shfaqin vlera më të larta vetëm gjatë vizitave te mjeku.

Kuptoni rrezikun personal

Hipertensioni zhvillohet gradualisht dhe ndikohet nga disa faktorë, përfshirë trashëgiminë gjenetike, mbipeshën, pirjen e duhanit, mungesën e gjumit dhe stresin.
“Nëse në familje ka pasur persona që kanë pësuar infarkt apo sulme në tru, rreziku është më i lartë të familjarët e tjerë”, ka thënë doktoresha Fatima Coronado nga CDC.
Edhe mosha, gjinia dhe shtatzënia janë elementë që duhen marrë seriozisht.

Ushqehuni në mënyrë miqësore për zemrën

Dieta DASH vlerësohet si një nga më efektivet për uljen e tensionit të gjakut. Ajo fokusohet te ushqimet e pasura me kalium, i cili ndihmon në eliminimin e natriumit dhe relaksimin e enëve të gjakut.
“Kaliumi ndihmon në uljen e presionit në enët e gjakut”, shpjegojnë mjekët.
Ky mineral gjendet te avokadoja, pjepri, agrumet, spinaqi dhe perimet me gjethe të gjelbra.

Reduktimi i kripës është po ashtu thelbësor. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon jo më shumë se 2,300 mg natrium në ditë, ndërsa sasia ideale është edhe më e ulët. Konsumi i alkoolit duhet kufizuar ndjeshëm ose shmangur, pasi rrit tensionin e gjakut.

Lëvizni më shumë dhe ulni stresin

Aktiviteti fizik i rregullt, si ecja e shpejtë, ushtrimet aerobike dhe ushtrimet statike si “plank” apo mbajtja në mur, ndihmon në uljen e tensionit. Sipas specialistëve, këto ushtrime e bëjnë zemrën të punojë më me efikasitet dhe me më pak ngarkesë.
Gjithashtu, joga, meditimi dhe teknikat e relaksimit ndihmojnë në menaxhimin e stresit, një faktor i rëndësishëm në rritjen e tensionit.

Mos i shmangni ilaçet kur janë të nevojshme

Qëllimi është mbajtja e tensionit nën 130/80 mm Hg, ndërsa nën 120/80 konsiderohet optimale. Në shumë raste, ky objektiv arrihet vetëm me ndihmën e terapisë medikamentoze.
“Edhe nëse merrni ilaçe, ndryshimet në stilin e jetës mbeten shumë të rëndësishme dhe ndikojnë pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm”, ka theksuar Cluett.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports