Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Qafës së Llogarasë, ku një automjet është përfshirë nga zjarri, duke përfunduar plotësisht i djegur.
Pas shuarjes së flakëve, brenda veturës është gjetur trupi i një personi, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e djegies. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë fillimisht zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të neutralizojnë zjarrin, megjithatë automjeti është shkatërruar tërësisht.
Si pasojë e djegies së plotë, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme. Disa minuta më vonë në vendngjarje kanë mbërritur edhe njësitë e policisë, të cilat kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.







