Arrestohet i dyshuari për fajde

Një person është arrestuar nga autoritetet për dyshimin se ka ushtruar veprimtari të paligjshme të fajdesë, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga gjendja e..

1 minute

Read Time

Një person është arrestuar nga autoritetet për dyshimin se ka ushtruar veprimtari të paligjshme të fajdesë, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga gjendja e vështirë financiare e viktimës. Policia njofton se i dyshuari ka dhënë borxh me kushte të jashtëligjshme, duke ngarkuar viktimën me kamata të paarsyeshme.

Arrestimi u realizua në flagrancë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me prokurorinë në Ferizaj.

Pas intervistimit dhe veprimeve të tjera procedurale, prokurori vendosi ndalimin e të dyshuarit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

“Në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale ndaj të dyshuarit, i cili pas intervistimit me aktvendim të prokurorit është ndaluar”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports