VLEN ende pa vendim për rezolutën për ish-krerët e UÇK-së në Kuvendin e RMV-së

Koalicioni VLEN ka sqaruar pozicionin e tij lidhur me rezolutën e dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke bërë të ditur se ende nuk..

1 minute

Read Time

Koalicioni VLEN ka sqaruar pozicionin e tij lidhur me rezolutën e dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke bërë të ditur se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Nga ky subjekt politik theksohet se, ndonëse mbështesin çdo nismë që ka për synim mbrojtjen e luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, rezoluta në fjalë nuk është shqyrtuar ende nga organet e partisë.

Në reagimin e tyre thuhet se lidershipi dhe grupi parlamentar nuk kanë zhvilluar takim për ta diskutuar dokumentin e dorëzuar në Kuvend, prandaj një qëndrim zyrtar pritet të bëhet publik në ditët në vijim.

“VLEN-i mbështet çdo aktivitet që shkon në mbrojtje të luftës së drejtë çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës dhe nuk ka asnjë dyshim se ata që po gjykohen në Hagë janë plotësisht të pafajshëm dhe se janë vënë në bankën e akuzës me nxitje të qarqeve që duan ta nxijnë luftën e shqiptarëve për liri. Në lidhje me rezolutën e dorëzuar në Kuvendin e RMV-së, lidershipi dhe grupi parlamentar i VLEN-it akoma nuk është takuar që të diskutojë, por pavarësisht kësaj, VLEN-i mbetet i përkushtuar në avancimin dhe mbrojtjen e interesave shqiptare gjithkund dhe gjithnjë kur shfaqet ky detyrim”.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports