Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur sot në selinë e Presidencës kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend.
Rama u prit me ceremoni solemne shtetërore, ndërsa më pas u përshëndet me presidenten Osmani në oborrin e Presidencës. Takimi mes tyre ka nisur dhe pritet të fokusohet në çështje me interes të përbashkët për të dy vendet.
Pas takimit me presidenten, kryeministri i Shqipërisë do të zhvillojë një takim të veçantë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.







