Vetura përfshihet nga flakët në Gjakovë, nuk raportohet për të lënduar

Një incident me zjarr është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku një veturë është përfshirë nga flakët në zonën qendrore të..

1 minute

Read Time

Një incident me zjarr është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku një veturë është përfshirë nga flakët në zonën qendrore të qytetit.

Fatmirësisht, nga ky rast nuk ka persona të lënduar, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth.

“Gjatë orëve të para pas mesnate, në qendër të qytetit, një veturë është përfshirë nga flakët. Njësitet e Brigadës së Zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë intervenuar duke lokalizuar dhe shuar zjarrin në kohë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së tij dhe shmangies së rrezikut për qytetarët dhe pronën përreth”, thuhet në njoftim.

Autoritetet bëjnë të ditur se si pasojë e këtij rasti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

About the Author