Vetura godet një këmbësor në rrugën Podujevë-Prishtinë

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën Podujevë-Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërsa në të janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar…

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërsa në të janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *