Vetëvendosje e dërgon në Kushtetuese dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Një grup deputetësh të Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit. Sipas tyre, ky..

1 minute

Read Time

Një grup deputetësh të Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit. Sipas tyre, ky veprim duhet të shqyrtohet nga institucioni më i lartë kushtetues për të vlerësuar nëse është në përputhje me Kushtetutën.

Në të njëjtën kohë, deputetët kanë kërkuar edhe vendosjen e një mase të përkohshme, e cila do të pezullonte zbatimin e dekretit derisa Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se kanë dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.

Nagavci ka bërë të ditur se 30 deputetë kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese edhe vendosjen e një mase të përkohshme për pezullimin e këtij dekreti, deri në nxjerrjen e aktgjykimit përfundimtar.

Ajo ka theksuar se presidentja nuk ka të drejtë diskrecionale për të ndërhyrë në funksionimin e pushtetit legjislativ ose për të ndërmarrë veprime që çojnë në shpërndarjen e Kuvendit.

“Është e qartë se Presidentja e Republikës nuk ka të drejtë diskrecionale për të ndërhyrë në funksionimin e pushtetit legjislativ, e aq më pak për të ndërmarrë veprime që çojnë në shpërndarjen e Kuvendit. Roli i Presidentit në këtë proces është strikt i kushtëzuar dhe aktivizohet vetëm në rrethanat e përcaktuara qartë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, shkroi Nagavci.

Ajo ka shtuar se në një shtet demokratik asnjë institucion dhe asnjë bartës i funksionit publik nuk mund të veprojë mbi Kushtetutën ose jashtë saj, ndërsa kërkoi që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë këtë çështje me prioritet dhe të marrë një vendim sa më shpejt.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports