Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Vrellë të Istogut, ku një veturë ka dalë nga rruga, duke lënë pas dy persona të lënduar.
Të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit rajonal.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
“Ka ndodhur rreth orës 10:40. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e aksidentit dhe po hetojnë rastin”, deklaroi Gashi. /Gjurmuesi/







