Martesat e rreme mund të çojnë në dënime serioze, SHBA paralajmëron shqiptarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë mbi pasojat e mashtrimeve përmes martesës me qëllim të emigracionit drejt SHBA-së. Në komunikatën..

1 minute

Read Time

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë mbi pasojat e mashtrimeve përmes martesës me qëllim të emigracionit drejt SHBA-së.

Në komunikatën e saj, ambasada thekson se ky veprim përbën një krim federal dhe mund të sjellë dënime serioze. Qytetarët inkurajohen të ndjekin vetëm rrugë ligjore për të hyrë dhe qëndruar në Shtetet e Bashkuara.

“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Po ashtu, ambasada rikujton se shkeljet e ligjit të emigracionit mund të kenë pasoja të rënda ligjore dhe të ndikojnë negativisht në mundësitë për udhëtim ose qëndrim në SHBA në të ardhmen.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports