16 shtatori është data kur do të shpallet aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Vendimi ishte pritur të merrej më 16 korrik, por trupi gjykues i Dhomave të Specializuara e shtyu afati për gati dy muaj.
E për detajet e këtij procesi në Edicionin Special, foli gazetarja e Klan Kosovës Rina Mujku.
Mujka tha se vendimi për ish-katërshen pritet të merret veç e veç.
“Kjo për shkak se ka pasur shumë paralajmërime, me të drejtë ka pasur paralajmërimë se në Hagë po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ky ishte një gjykim kolektiv dhe jo individual e them këtë me të drejtë sepse në shumë raste madje edhe ndaj dëshmitarëve ndërkombëtar që ishin thirrur, pra prej 15 shtatori, fiks një vit pasi kishin filluar dëshmitarët ndërkombëtar të dëgjoheshin do të kemi një aktgjykim. Edhe ndaj dëshmitarëve ndërkombëtarë, sidomos ndaj atyre amerikanë, ka pasur pyetje se nëse ata kishin njohur për krimet që kishte kryer UÇK-ja?”, tha Mujku














