Velipojë: Defekti në mjetin lundrues rrezikon tre persona, ndërhyn Policia Kufitare (VIDEO)

Mjeti lundrues i tre personave me të cilin po lëviznin pësoi një defekt teknik në det pranë Velipojës, duke i lënë të bllokuar dhe në..

Mjeti lundrues i tre personave me të cilin po lëviznin pësoi një defekt teknik në det pranë Velipojës, duke i lënë të bllokuar dhe në rrezik.

Sipas Policisë së Shqipërisë, pas marrjes së njoftimit për mjetin lundrues, ekipet e Policisë Kufitare janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Në vendngjarje u konstatua se mjeti drejtohej nga personi me inicialet I.H., i cili nuk mund të vazhdonte lundrimin për shkak të një defekti teknik, ndërkaq, në bord ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

Policia Kufitare i largoi në mënyrë të sigurt të tre personat, të cilët nuk pësuan lëndime.

Pas përfundimit të operacionit, mjeti lundrues u nxor në breg, ndërsa verifikimet treguan se dokumentacioni i tij ishte i rregullt.

“Për garantimin e sigurisë së personave që ndodheshin në mjet dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, shërbimet e Policisë Kufitare kryen rimorkimin e mjetit lundrues deri në breg.Të tre shtetasit u asistuan nga efektivët e Policisë Kufitare dhe u transportuan në mënyrë të sigurt në tokë, pa probleme shëndetësore apo dëmtime fizike”.

“Pas përfundimit të operacionit të ndihmës, mjeti lundrues u nxor në breg. Nga verifikimet e kryera rezultoi se dokumentacioni i mjetit lundrues ishte i rregullt. Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në garantimin e sigurisë së qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve. Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët ftohen të telefonojnë në numrin unik të emergjencave 112”, thuhet në njoftimin e policisë.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports