Ka vdekur zyrtari korrektues i Qendrës Korrektuese të Dubravës, Sejdi Morina.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka thënë se Morina ishte një shembull i përkushtimit, integritetit dhe profesionalizmit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në institucion.
“Humbja e tij lë një zbrazëti të madhe jo vetëm në familjen tuaj, por edhe në institucionin tonë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit, raporton Klankosova.tv.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vlerësuar kontributin e Sejdi Morinës dhe ka shprehur respekt për punën dhe angazhimin e tij gjatë shërbimit.














