Vdes një zyrtar policor në Prishtinë, dyshohet për aksident trafiku

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Prishtinë, ku një zyrtar policor ka humbur jetën, në rrethana që po trajtohen si aksident trafiku. Sipas..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Prishtinë, ku një zyrtar policor ka humbur jetën, në rrethana që po trajtohen si aksident trafiku.

Sipas informatave, njësitë policore dhe ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur para aksidentit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rreth orës 06:30 policia ka pranuar informacion se në rrugën “Zagrebi” kishte ndodhur një aksident trafiku, ku ishte e përfshirë një veturë.

Sipas njoftimit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me rastin po merret Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar shkaqet e sakta të ngjarjes.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports