Një rast vdekjeje është raportuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një person ka humbur jetën nën rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.
Sipas të dhënave zyrtare të Policisë, rasti është kategorizuar si “hetim mbi vdekjen”, ndërsa procedurat ligjore janë duke vazhduar.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin policor. /Gjurmuesi/







