Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga vetura në rrugën Podujevë-Prishtinë

Një këmbësor ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në rrugën Podujevë-Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:30, ndërsa këmbësori fillimisht ishte dërguar për trajtim në QKUK. Policia ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:00 është njoftuar nga QKUK-ja për vdekjen e këmbësorit. Me vendim të prokurorit, trupi i…

Një këmbësor ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:30, ndërsa këmbësori fillimisht ishte dërguar për trajtim në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:00 është njoftuar nga QKUK-ja për vdekjen e këmbësorit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Ndërkohë, hetuesit e Njësitit të Trafikut Rajonal kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. 

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *