Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate pozitive

Programi i vaksinimit kundër virusit Human Papiloma (HPV) në Kosovë po vazhdon të zbatohet me ritëm të qëndrueshëm dhe me rezultate inkurajuese. Institucionet shëndetësore njoftojnë se ky program tashmë ka hyrë në vitin e tretë dhe është zgjeruar për të përfshirë jo vetëm vajzat, por edhe djemtë e klasave të gjashta.

Vaksina kundër HPV-së tashmë është pjesë e kalendarit të rregullt të vaksinimit për nxënësit e moshës 11 deri në 12 vjeç. Qëllimi i këtij programi është mbrojtja e hershme nga infeksioni me këtë virus dhe parandalimi i sëmundjeve që mund të shkaktojë në të ardhmen.

“Po, jemi vaksinuar. Për vaksinimin jemi njoftuar nga kujdestarja e klasës. Unë jam konsultuar me prindërit dhe ata e kanë pranuar që të vaksinohem. Nuk kam pasur ndonjë simptomë shqetësuese pas vaksinimit. Vitin e kaluar jemi vaksinuar bashkë me shoqen time. Pas vaksinimit nuk kam ndjerë dhimbje, por kam qenë e kujdesshme dhe i kam ndjekur udhëzimet e mjekut, si edhe kam treguar kujdes në ushqim”, kështu thotë një nxënëse teksa tregon nëse ka pasur shqetësime pas vaksinimit.

Megjithatë, disa nxënës ende hezitojnë të vaksinohen. Një nxënëse tregon se në klasën e saj ka pasur nxënës që kanë refuzuar vaksinimin nga frika se mund t’u dëmtojë shëndetin.

“Në klasën time dy shoqe nuk janë vaksinuar, sepse kanë menduar se vaksina mund t’u bëjë dëm shëndetit të tyre. Unë do t’u rekomandoja të gjitha vajzave në moshën time që të vaksinohen, për të mirën e shëndetit të tyre”, tha një nxënëse tjetër.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, mbulueshmëria e vaksinimit ka arritur rreth 87 për qind te nxënësit e klasave të gjashta. Shefja e vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Fetije Fetaj, thotë se prindërit nuk duhet të shqetësohen, pasi vaksina kundër HPV-së është e sigurt.

“Vaksina kundër HPV-së është e sigurt dhe e studiuar gjerësisht. Është njëra ndër vaksinat më të studiuara. Çdo shqetësim apo dilemë që kanë prindërit për të vendosur për vaksinimin e fëmijëve të tyre, vajzave dhe djemve, është e rëndësishme që të konsultohen vetëm me profesionistë shëndetësorë”, deklaroi Fetaj.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se gjatë vitit 2025 janë vaksinuar gjithsej 19 mijë e 986 fëmijë, prej tyre 10 mijë e 60 djem dhe 9 mijë e 926 vajza. Sipas këtij institucioni, vaksinimi i nxënësve të klasave të gjashta do të vazhdojë çdo vit, në mënyrë që gjeneratat e reja të përfitojnë nga mbrojtja që ofron vaksina kundër HPV-së.

Të ngjashme:

Përurohen hapësirat e rinovuara të Institutit të Anatomisë Patologjike në QKUK
  • March 13, 2026

Instituti i Anatomisë Patologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tashmë ka hapësira të rinovuara dhe të modernizuara për ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Projekti synon përmirësimin e kushteve të punës…

Vazhdo lëximin...
Konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF në QKUK
  • March 12, 2026

Në sistemin publik shëndetësor të Kosovës është shënuar një moment i rëndësishëm në fushën e mjekësisë riprodhuese. Për herë të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është konfirmuar një…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate pozitive

  • March 14, 2026
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate pozitive

Rreth 10 mijë zyrtarë publik të obliguar të deklarojnë pasurinë deri më 31 mars

  • March 14, 2026
Rreth 10 mijë zyrtarë publik të obliguar të deklarojnë pasurinë deri më 31 mars

Sulme me raketa dhe dronë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur

  • March 14, 2026
Sulme me raketa dhe dronë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur

Arbër Selmani merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig 2026

  • March 14, 2026
Arbër Selmani merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig 2026

Ndërron jetë filozofi i njohur gjerman Jurgen Habermas

  • March 14, 2026
Ndërron jetë filozofi i njohur gjerman Jurgen Habermas

Historia e fshehtë pas statujës ikonike të “Oscar”-it

  • March 14, 2026
Historia e fshehtë pas statujës ikonike të “Oscar”-it