Ushtarët letonezë të KFOR-it forcojnë sigurinë në veri të Kosovës

Ushtarët letonezë të KFOR-it kanë zhvilluar patrullime të rregullta në zonat veriore të Kosovës dhe përgjatë vijës kufitare me Serbinë. Ky veprim synon të mbështesë..

1 minute

Read Time

Ushtarët letonezë të KFOR-it kanë zhvilluar patrullime të rregullta në zonat veriore të Kosovës dhe përgjatë vijës kufitare me Serbinë. Ky veprim synon të mbështesë krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë banorët e vendit.

Sipas KFOR-it, operacionet e tyre zhvillohen në kuadër të mandatit të përcaktuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që nga viti 1999, me qëllim të garantimit të një ambienti të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), duke mbështetur rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë, thuhet në njoftim.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports