Ushqimi për foshnja në Kosovë përmban baktere të rrezikshme

Një ushqim për foshnja i kontaminuar me bakterin e rrezikshëm Bacillus Cereus është shpërndarë në tregjet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke ngritur shqetësime..

1 minute

Read Time

Një ushqim për foshnja i kontaminuar me bakterin e rrezikshëm Bacillus Cereus është shpërndarë në tregjet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke ngritur shqetësime për sigurinë e konsumit të tij.

Sipas Sistemit të Alarmit të Shpejtë për Ushqimin të Komisionit Evropian (RASFF), ky produkt, i prodhuar në Holandë, është shpërndarë në disa vende të BE-së dhe në Ballkan, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Qendra ALERT ka paralajmëruar konsumatorët për rrezikun, edhe pse Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ende nuk ka lëshuar njoftim zyrtar.

Analizat e kryera në Holandë tregojnë se produkti përmban 580 cfu/gr Bacillus Cereus, ndërkohë që ky bakter nuk duhet të jetë i pranishëm në ushqim për foshnja. Ky mikroorganizëm gram-pozitiv anaerob prodhon toksina dhe mund të shkaktojë sëmundje të zorrëve, si të vjella dhe diarre, 1-6 orë pas konsumimit. Tek individët me imunitet të dobët, bakteria mund të shkaktojë infeksione serioze, përfshirë septicemi dhe endoftalmit, të cilat mund të çojnë në humbje të shikimit.

Bacillus Cereus lidhet me prodhimin e ekzoenzimave që dëmtojnë indet intestinale dhe ekstraintestinale. Toksinat e tij përfshijnë katër hemolizina, tre fosfolipaza të ndryshme, një toksinë që shkakton të vjella dhe proteaza, duke e bërë konsumimin e produktit të rrezikshëm për foshnjat. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports