Universiteti veror: Ish-presidentja Jahjaga flet për fuqizimin e grave (VIDEO)

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ligjëruar para studentëve të ardhur nga vende të ndryshme në kuadër të Universitetit Veror, ku ka folur për lidershipin,..

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ligjëruar para studentëve të ardhur nga vende të ndryshme në kuadër të Universitetit Veror, ku ka folur për lidershipin, përvojën e saj në udhëheqje dhe rolin e grave në vendimmarrje.

Jahjaga rikujtoi vitin 2011, kur u zgjodh presidente e Kosovës pasi më herët kishte shërbyer në Policinë e Kosovës, duke u bërë gruaja e parë në këtë pozitë.

Ajo tha se gjatë mandatit të saj ka synuar të zgjerojë përfshirjen në proceset vendimmarrëse.

“Kam shtuar më shumë karrige për ata që për shumë kohë kanë mbetur jashtë procesit të vendimmarrjes, përfshirë edhe gratë”, deklaroi Jahjaga.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *