Ulutashi: KFOR-i mbetet i përkushtuar për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it ka zhvilluar në Prishtinë një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e shteteve që kontribuojnë me trupa në këtë mision, duke..

1 minute

Read Time

Komandanti i misionit të KFOR-it ka zhvilluar në Prishtinë një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e shteteve që kontribuojnë me trupa në këtë mision, duke adresuar çështjet kryesore të sigurisë dhe angazhimet aktuale në Kosovë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş priti Ambasadorë, Shefa të Misioneve dhe Përfaqësues të Lartë nga 33 vende kontribuese me trupa. Ky takim përbën angazhimin e tij të parë të përbashkët me këta përfaqësues që nga marrja e detyrës.

Gjatë takimit, Gjeneralmajor Ulutaş prezantoi vlerësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, aktivitetet që KFOR-i është duke i zhvilluar aktualisht, si dhe prioritetet kryesore për periudhën e ardhshme.

Ai rikonfirmoi përkushtimin e plotë të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Në fund, Gjeneralmajor Ulutaş shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj të gjitha vendeve kontribuese me trupa për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në kuadër të misionit të KFOR-it.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports