Trump: Nëntë shtete zotohen për 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se nëntë vende kanë rënë dakord për një paketë të përbashkët ndihme prej 7 miliardë dollarësh për rindërtimin e..

1 minute

Read Time

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se nëntë vende kanë rënë dakord për një paketë të përbashkët ndihme prej 7 miliardë dollarësh për rindërtimin e Gazës.

Shtetet që kanë bërë këtë zotim janë Kazakistani, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Bahrejni, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani dhe Kuvajti.

“Për çdo dollar të shpenzuar, është një investim në stabilitet dhe shpresë për një rajon të ri e në harmoni”, deklaroi Trumpi.

Kjo shumë përfaqëson vetëm një pjesë të paketës së madhe prej 70 miliardë dollarësh, e cila është parashikuar për të rindërtuar territorin palestinez pas dy vjetësh luftimesh.

Gjithashtu, në emër të SHBA-së, Trumpi ka zotuar edhe 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes.

About the Author