Trump i jep Ukrainës afat deri të enjten për të pranuar planin e paqes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se administrata e tij ka vendosur një afat të fundit për Ukrainën për të pranuar planin..

1 minute

Read Time

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se administrata e tij ka vendosur një afat të fundit për Ukrainën për të pranuar planin 28-pikësh të Shtëpisë së Bardhë për përfundimin e konfliktit me Rusinë, duke përcaktuar të enjten e ardhshme si datën e fundit.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se “kam pasur shumë afate, por nëse gjërat po shkojnë mirë, ke tendencë t’i shtysh afatet. Por e enjtja është afati i fundit”.

Sipas një drafti të parë të planit që është parë nga CNN, dokumenti parashikon që Ukraina të lëshojë disa territore për Rusinë, si dhe njohjen “de facto” të Krimesë dhe territoreve të tjera të pushtuara nga Kremlini. Për më tepër, Ukraina do të detyrohej të kufizonte madhësinë e ushtrisë së saj. Shumë nga këto pika janë refuzuar më parë nga zyrtarët ukrainas dhe evropianë, të cilët i kanë konsideruar ato si koncesione të mëdha ndaj Rusisë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports