Trump: Evropa duhet të marrë drejtimin ndaj Rusisë në të ardhmen

Ish-ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian gjatë administratës së Donald Trump, Gordon Sondland, ka komentuar vizionin e ish-presidentit amerikan për rolin e Evropës në raportet me..

1 minute

Read Time

Ish-ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian gjatë administratës së Donald Trump, Gordon Sondland, ka komentuar vizionin e ish-presidentit amerikan për rolin e Evropës në raportet me Rusinë në të ardhmen.

Në një intervistë për programin “Today” të BBC Radio 4, Sondland tha se Trump dëshiron që Evropa të marrë iniciativën kryesore në këtë çështje, ndërsa SHBA-të mund ta mbështesin, por nuk duhet të jenë ato që udhëheqin drejtpërdrejt.

“Ai e kupton se mënyra tradicionale e bashkëpunimit me Rusinë gjatë 30 viteve të fundit ka vendosur Shtetet e Bashkuara në frontin e konfliktit, duke u përpjekur të imponojnë zgjidhje dhe kërcënime ndaj Putinit për ta bërë atë të tërhiqet”, shpjegoi Sondland.

Sipas tij, Trump synon të shmangë këtë qasje ku SHBA-të do të ishin në linjën e parë të konfliktit, ndërsa Evropa vetëm do të vëzhgonte. “Kjo nuk është ajo që Trump dëshiron këtë herë”, shtoi ish-ambasadori. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports