Tragjike në Prizren: Një person gjendet i vdekur në banesën e tij

Një rast i rëndë është regjistruar të mërkurën në Prizren, ku një person është gjetur i vdekur brenda banesës së tij. Autoritetet janë njoftuar për..

1 minute

Read Time

Një rast i rëndë është regjistruar të mërkurën në Prizren, ku një person është gjetur i vdekur brenda banesës së tij. Autoritetet janë njoftuar për rastin dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat që çuan në këtë ngjarje.

“Prizren 04.02.2026 – 11:35. Raportohet se në banesën e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dorëzuar familjarëve, ndërsa institucionet përkatëse do të vazhdojnë procedurat sipas kompetencave ligjore.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports