Tragjike: 29-vjeçarja nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar vdesin në një aksident në Gjermani

Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur komunitetin kosovar në Gjermani, ku një grua e re dhe fëmija i saj kanë humbur jetën në një aksident..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur komunitetin kosovar në Gjermani, ku një grua e re dhe fëmija i saj kanë humbur jetën në një aksident rrugor.

Sipas burimeve pranë familjes, viktimat ishin nga rajoni i Gjakovës. Mediat gjermane raportojnë se aksidenti ndodhi kur ata u goditën nga një kamion në trotuar, teksa 29-vjeçarja po e çonte në kopsht të birin e saj trevjeçar.

Lidhur me vdekjen e tyre kanë raportuar edhe mediat gjermane, ndërsa kombësinë e viktimave e kanë konfirmuar burimet familjare. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe dhe hetimet për rrethanat po vazhdojnë.

About the Author