Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

Një operacion policor i zhvilluar në Tiranë ka çuar në zbardhjen e një rasti të rëndë të trafikimit të armëve të zjarrit. Gjatë ndërhyrjes, u..

1 minute

Read Time

Një operacion policor i zhvilluar në Tiranë ka çuar në zbardhjen e një rasti të rëndë të trafikimit të armëve të zjarrit. Gjatë ndërhyrjes, u sekuestruan 12 pistoleta me municion luftarak, të cilat dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut.

Si rezultat i operacionit të koduar “Barriera”, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë, i cili dyshohet se ishte pronari i armëve.

Operacioni u finalizua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Hetimet u zhvilluan për disa javë me metoda proaktive, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të armëve të zjarrit.

Gjatë ndërhyrjes, Policia lokalizoi dhe ndaloi automjetin e dyshuar pranë mbikalimit të Tufinës, në dalje të Unazës së Madhe. Kontrolli i mjetit tip “Volkswagen”, që drejtohej nga i riu 27-vjeçar, zbuloi 10 pistoleta Glock të fshehur nën kofano, të shoqëruara me municion luftarak.

Në vijim të procedimit penal, Policia sekuestroi edhe dy pistoleta të tjerë Glock, duke e çuar në 12 numrin total të armëve të konfiskuara. Hetimet treguan se i arrestuari kishte për qëllim shitjen e armëve në zonën e Freskut në Tiranë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports