Tentim vrasje në Prishtinë, arrestohet një i mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur të identifikuar si M.G., i dyshuar për tentim-vrasje në Prishtinë. Ngjarja për të cilën dyshohet i riu..

1 minute

Read Time

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur të identifikuar si M.G., i dyshuar për tentim-vrasje në Prishtinë. Ngjarja për të cilën dyshohet i riu ka ndodhur më 4 nëntor 2025, në rrugën “Mark Sopi”.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria Rajonale e Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rendin dhe qetësinë publike, duke punuar për kapjen e personave të dyshuar për veprimtari kriminale dhe për dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dorëzuar në qendrën e mbajtjes me vendim të prokurorit të shtetit, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. /Gjurmuesi/

About the Author