“Tentim dhunimi edhe më herët” – Historia e rëndë e 13-vjeçares nga Istogu (VIDEO)

13-vjeçarja nga Istogu, sipas të dhënave të institucioneve që janë marrë me rastin, është trajtuar si viktimë edhe në dy raste të tjera, ku i..

13-vjeçarja nga Istogu, sipas të dhënave të institucioneve që janë marrë me rastin, është trajtuar si viktimë edhe në dy raste të tjera, ku i dyshuar ka qenë babai i saj.

“E mitura në 2 raste ka qenë viktimë nga prindërit e saj, sigurisht nga babai, dhunë në familje dhe keqtrajtim apo braktsisje e fëmijës. Rastet janë kompletu është kompletu lënda dhe është përcjellë në prokurorinë themelore”.

“Viktima ka qenë e dyshuar edhe në 5 raste t tjtër atë cilat prokurori i rastit është njoftuar vetëm me shënim zyrtar. Veprat nuk i di, por vepër atë ndryshme”, thotë Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës.

Narracion:  Menaxherja e rastit nga Qendra për Punë Sociale në Istog thotë se 13-vjeçarja nuk është rasti i vetëm i dhunës seksuale që është evidentuar në këtë familje. Sipas saj, edhe njëra nga motrat më të mëdha kishte qenë më herët viktimë e një rasti të ngjashëm.

“Edhe motra e saja ka pas tentim dhunimi, para 2-3 vjetëve, nuk e di sigurt, se kam qenë veç si praktikante, si rast ka qenë i njohur edhe për medie, ai personi ka majtë burg. Shumë është e koklavitun edhe i kemi duart e lidhuna… shumë jemi mundu shumë edhe mundohemi shumë, mundohemi së paku mos me i lënë me dalë me lypë. Është shumë rast delikat”, thotë Diana Zekaj, Menaxhere e rastit në QPS Istog.

Në mes të varfërisë së thellë, mungesës së përkujdesjes prindërore dhe një sistemi që shpesh ka hasur kufizime në ndërhyrje, fëmijëria e 13-vjeçares nga Istog është zhvilluar larg normalitetit që i takon një fëmije.

Në vend të bankave të shkollës dhe sigurisë familjare, ajo është përballur me rrugën, pasigurinë dhe kërkimin e lëmoshës për mbijetesë. Një realitet i rëndë që, sipas të dhënave të institucioneve, ka përfunduar edhe me një ngjarje të dhimbshme të dhunës seksuale.

Rasti i saj nuk mbetet vetëm një histori personale, por një thirrje e fortë për reflektim mbi mënyrën se si mbrohen fëmijët në situata të rrezikut dhe sa shpesh ata mbeten mes boshllëqeve të sistemit.

Ndërsa procedurat ligjore ndaj të akuzuarit janë ende në vazhdim, për këtë fëmijë dhe motrat e vëllezëit e saj sfida e vërtetë mbetet rikthimi i sigurisë, dinjitetit dhe një fëmijërie që nuk është jetuar kurrë si e tillë.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports