Tentativë vrasjeje në Prishtinë: Tre të arrestuar për sulm me thikë ndaj një të mituri

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në kryeqytet, ku një i mitur ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi..

1 minute

Read Time

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në kryeqytet, ku një i mitur ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi me thikë.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është regjistruar rreth orës 20:05 në rrugën “Agim Ramadani”, ku Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas raportimit për një përleshje fizike.

“…Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-njëri i mitur, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar- i mitur”, thuhet në njoftim.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa tre të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë” dhe po trajtohet nga organet e rendit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports