Një tentim arratisjeje është shënuar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Rahovecit, brenda hapësirave të stacionit policor.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, personi i dyshuar, i cili ndodhej i ndaluar në dhomat e ndalimit, ka arritur të hapë me forcë derën dhe ka dalë nga stacioni me qëllim ikjeje.
Pas reagimit të menjëhershëm, patrullat policore kanë arritur ta lokalizojnë të dyshuarin dhe ta arrestojnë sërish, duke e kthyer në Stacionin Policor.
I njëjti është dërguar fillimisht për tretman mjekësor, ndërsa pas përfundimit të trajtimit është rikthyer përsëri në dhomën e ndalimit.







