Dy vetura të EULEX-it u aksidentuan në Zveçan, një i lënduar

Dy automjete janë përfshirë në një aksident trafiku gjatë ditës së djeshme në një rrugë lokale në Zveçan, ku si pasojë një person ka mbetur..

1 minute

Read Time

Dy automjete janë përfshirë në një aksident trafiku gjatë ditës së djeshme në një rrugë lokale në Zveçan, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Sipas informatave zyrtare, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave që po lëviznin në të njëjtin drejtim. I lënduari ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dëmet materiale raportohet të kenë qenë të vogla.

Lidhur me rastin, autoritetet policore kanë dhënë sqarime për rrethanat e aksidentit.

“Dëmet janë të vogla, nuk ka pasur diçka të madhe. Dy veturat që kanë qenë duke ecur njëra pas tjetrës janë aksidentuar. Dyshohet se njëra prej veturave e ka goditur dheun që ka qenë në rrugë dhe tjetra që nuk ka mbajtur distancë e ka goditur këtë të parën”.

“Një person ka deklaruar se ka pësuar lëndime, dhe u dërgua për trajtim mjekësor”.

Rasti është evidentuar nga policia dhe po trajtohet sipas procedurave të rregullta.

About the Author