Teatri Kombëtar i Kosovës prezanton sonte premierën e “Litarit”

Sonte, Teatri Kombëtar i Kosovës do të mirëpresë publikun me premierën e shfaqjes “Litari”, një vepër e ngarkuar me tension psikologjik dhe reflektim filozofik, nën..

1 minute

Read Time

Sonte, Teatri Kombëtar i Kosovës do të mirëpresë publikun me premierën e shfaqjes “Litari”, një vepër e ngarkuar me tension psikologjik dhe reflektim filozofik, nën regjinë e Skënder Podvoricës. Shfaqja do të jepet në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00.

“Litari” është një thriller që sjell në skenë një histori të bazuar në ngjarje të vërtetë, e cila ka tronditur opinionin publik dekada më parë. Dy studentë të Universitetit të Çikagos kryejnë një vrasje makabre ndaj një adoleshenti, duke fshehur trupin e tij në një arkë – akt që ngre pyetje të thella mbi moralin, fajin dhe arsyetimin njerëzor.

Teksti i autorit Patrick Hamilton është dramatizuar për skenën nga Zoga Çeta-Çitaku, ndërsa për publikun kosovar kjo histori e errët vjen me një interpretim të fuqishëm nga aktorët: Allmir Suhodolli, Valmir Krasniqi, Shkëlzen Veseli, Arta Selimi, Rrezon Zhinipotoku, Selman Lokaj, Semira Latifi dhe Lumnije Sopi.

Në vitin 1948, legjenda e kinemasë Alfred Hitchcock e solli këtë histori në ekran me filmin e njohur “Rope”, i cili u bë një ndër veprat më të vlerësuara të tij për ndërtimin e tensionit në kohë reale.

Për adhuruesit e teatrit që nuk mund të marrin pjesë në premierë, reprizat e “Litarit” do të jepen më 13, 14 dhe 15 nëntor 2025, duke ofruar më shumë mundësi për ta përjetuar këtë vepër të jashtëzakonshme në skenën kosovare. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports