Të shtëna me armë zjarri në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, tre persona të lënduar

Të shtunën pasdite është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ku si pasojë tre persona kanë pësuar..

1 minute

Read Time

Të shtunën pasdite është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime, por jo si rezultat i përdorimit të armës së zjarrit.

Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai ka bërë të ditur se, bazuar në informacionet fillestare, nga ky incident janë lënduar tre persona, por lëndimet nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

About the Author