Të premten varroset Hekuran Hoxha, kandidati i AAK-së që u gjet pa shenja jete në veturën e tij në Veternik

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik të mërkurën pasdite në Prishtinë, ku në zonën e Veternikut u gjet pa shenja jete në veturën..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik të mërkurën pasdite në Prishtinë, ku në zonën e Veternikut u gjet pa shenja jete në veturën e tij Hekuran Hoxha, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Familja e të ndjerit ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet të premten, duke filluar nga ora 14:00, në Varrezat e Qytetit në Gjakovë.

Lidhur me rastin, Policia e Kryeqytetit ka dhënë detaje zyrtare një ditë më parë, duke konfirmuar pranimin e informatës dhe nisjen e hetimeve.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë”.

“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Policia.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports