Tahiri: “Kosova po fle” përballë krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve, rajoni dhe Europa po marrin masa

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj situatës ekonomike në vend, duke akuzuar institucionet për mungesë..

1 minute

Read Time

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj situatës ekonomike në vend, duke akuzuar institucionet për mungesë veprimi përballë rritjes së çmimeve.

Në një postim publik, ai ka theksuar se ndërkohë që vendet e rajonit dhe më gjerë po ndërmarrin masa konkrete për të mbrojtur qytetarët, Kosova po mbetet pas.

“Rajoni vepron, Evropa ndërhyn, Kosova pse po fle? Qeveria e Kosova duhet urgjentisht, që nga nesër, të marrë masa konkrete për të përballuar krizën e rëndë ekonomike dhe rritjen e çmimeve. Gjendja është alarmante”, shkroi Tahiri.

Ai solli shembuj konkretë nga rajoni dhe Bashkimi Evropian për të ilustruar reagimet ndaj krizës.

“Që çka bëjnë dy shtete të rajonit dhe një anetare e BE-së: Maqedonia e Veriut , edhe pse ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon (1.50 euro), 20 cent ma lirë se në , ka paralajmëruar masa të reja për të mbrojtur qytetarët nga kriza. Në Shqipëri , kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndërhyhet për uljen e çmimeve, gjithashtu po përgatitet për masa konkrete ( shih lajmin). Ndërkohë, Spanja , tashmë ka vepruar, duke shpallur një paketë prej 5 miliardë eurosh: ulje të TVSH-së për karburantet nga 21% në 10%, subvencione rreth 0.20€ për litër, ulje të taksave të energjisë dhe mbështetje për familjet dhe bizneset. E Qeveria e Kosovës? Në gjumë???”, shtoi ai.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports