Sytë mund të zbulojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Sytë mund të japin tregues të rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe të trurit, duke ndihmuar në identifikimin e rrezikut për sulme kardiake dhe goditje..

1 minute

Read Time

Sytë mund të japin tregues të rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe të trurit, duke ndihmuar në identifikimin e rrezikut për sulme kardiake dhe goditje në tru. Një studim i ri sugjeron se analizimi i enëve të vogla të gjakut në pjesën e pasme të syrit mund të ofrojë informacione të dobishme mbi presionin e gjakut dhe ngurtësinë arteriale.

Hulumtimi, i botuar në revistën “Hypertension” të Shoqatës Amerikane të Zemrës, përfshiu rreth 55,000 persona të moshave të mesme dhe të treta. Ekipi kishte qasje në 3,5 milion seksione të enëve të gjakut dhe përdori një program të automatizuar për të analizuar imazhet digjitale, duke matur strukturën e arterieve retinale të secilit pjesëmarrës.

Rezultatet treguan se një lakim më i madh i arterieve retinale ishte i lidhur me ngurtësi më të lartë arteriale dhe presion më të madh sistolik – presionin në kohën kur zemra kontraktohet.

”Ky efekt në retinën nuk ka asnjë ndikim në vizion, por potencialisht mund të na tregojë shumë shpejt nëse personi ka më shumë rrezik të diagnostikojë sëmundje kardiovaskulare”, shpjegon studiuesja Alicia Rudnicka.

Autorët e studimit theksuan se “nëse ajo që ndodh në pjesën tjetër të trupit reflektohet në atë që ndodh në pjesën e pasme të syrit, atëherë vlerësimi i morfologjisë retinale duhet të përfshihet në praktikën klinike midis faktorëve të rrezikut kardiovaskular, si mosha, nivelet e kolesterolit dhe presioni”.

Ky studim thekson potencialin e syve jo vetëm si organ i shikimit, por edhe si një mjet diagnostikues për sëmundjet kardiovaskulare, duke mundësuar identifikimin më të hershëm të individëve me rrezik të lartë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports