Sulm ndaj ish-bashkëshortes në Prishtinë, i dyshuari përfundon në mbajtje

Një incident i dhunshëm familjar është regjistruar në Prishtinë, ku një person ka përfunduar në pranga nën dyshimin për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes së tij..

1 minute

Read Time

Një incident i dhunshëm familjar është regjistruar në Prishtinë, ku një person ka përfunduar në pranga nën dyshimin për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe partnerit aktual të saj.

Sipas informatave zyrtare nga Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur mesditën e së hënës. Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe bashkëshortin e saj mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Të dy personat e sulmuar kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports