Sulm ndaj gazetarit Burim Pacolli, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas orës 16:00 është informuar për një rast të sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli. Menjëherë pas marrjes..

1 minute

Read Time

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas orës 16:00 është informuar për një rast të sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Menjëherë pas marrjes së informatës, prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet procedurale të nevojshme dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për të nisur hetimet, me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar, si dhe sigurimin e provave të rëndësishme.

Aktualisht, organet e rendit po zhvillojnë hetime intensive në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Për shkak të fazës së hershme të hetimit dhe për ruajtjen e integritetit të procesit, Prokuroria nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për publikun.

Institucioni ka bërë të ditur se rasti trajtohet me prioritet dhe do të ndiqet një hetim i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, në përputhje me ligjin.

About the Author