Sri Lanka prezanton një safir të rrallë, i konsideruar më i madhi i llojit të tij

Një gur i rrallë dhe jashtëzakonisht i çmuar është prezantuar në Sri-Lankë, duke tërhequr vëmendjen e tregut ndërkombëtar të gurëve të çmuar. Bëhet fjalë për..

1 minute

Read Time

Një gur i rrallë dhe jashtëzakonisht i çmuar është prezantuar në Sri-Lankë, duke tërhequr vëmendjen e tregut ndërkombëtar të gurëve të çmuar. Bëhet fjalë për një safir vjollcë me peshë 3,563 karatë, i cili konsiderohet safiri më i madh i këtij lloji i dokumentuar ndonjëherë në botë.

Zbulimi u bë publik të shtunën në kryeqytetin e Sri-Lankës, ndërsa pronarët e gurit kanë shprehur gatishmërinë për ta shitur atë. Vlera e tij vlerësohet të jetë të paktën 300 milionë dollarë.

Guri i rrumbullakët mban emrin “Star of Pure Land” dhe sipas ekspertit të gurëve të çmuar, Ashan Amarasinghe, ai është safiri yll vjollcë natyral më i madh i njohur deri më sot. Amarasinghe theksoi se guri ka një asterizëm të qartë dhe të rrallë me gjashtë rreze, një veçori që e dallon nga të gjithë gurët e tjerë të këtij lloji.

Safiri, i cili tashmë është lëmuar, është në pronësi të ekipit “Star of Pure Land”, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të mbeten anonimë për arsye sigurie.

Sipas njërit prej pronarëve, guri u zbulua në vitin 2023 në një gropë minerare pranë qytetit të largët Rathnapura, i njohur gjerësisht si “qyteti i gurëve të çmuar”.

Ai u ble së bashku me gurë të tjerë të çmuar po atë vit, ndërsa rreth dy vjet më vonë pronarët kuptuan se kishin në dorë një gur unik. Pas këtij zbulimi, safiri u certifikua nga dy laboratorë të specializuar.

Amarasinghe bëri të ditur se vlerësimet ndërkombëtare e pozicionojnë çmimin e këtij safiri mes 300 dhe 400 milionë dollarëve. Safirët e Sri-Lankës janë të njohur globalisht për ngjyrën e tyre të veçantë, qartësinë dhe shkëlqimin e lartë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports