Spektakël në garën e “chicken wing”, thyhet rekordi botëror

Dashuria e Buffalo-s për shpatullat e pulës u shndërrua në rekord botëror. Qyteti amerikan ka hyrë zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness, pasi organizoi garën..

1 minute

Read Time

Dashuria e Buffalo-s për shpatullat e pulës u shndërrua në rekord botëror. Qyteti amerikan ka hyrë zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness, pasi organizoi garën më të madhe ndonjëherë të ngrënies së “chicken wings”.

Në këtë aktivitet morën pjesë gjithsej 499 persona, duke thyer rekordin e mëparshëm botëror dhe duke e vendosur Buffalo-n në krye të kësaj kategorie.

Ngjarja u mbajt në Buffalo Convention Center dhe ishte pjesë e spektaklit vjetor “A Not So Silent Night”, i organizuar nga The Revelas Family Foundation si aktivitet festiv për komunitetin.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Amazon Web Services, ku kishin marrë pjesë 397 persona, por ky numër u tejkalua bindshëm nga pjesëmarrësit në Buffalo.

Përveç thyerjes së rekordit, eventi kishte edhe një mision humanitar, pasi shërbeu për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mbledhur fonde për programet e shëndetit mendor për të rinjtë, të mbështetura nga organizatorët dhe komuniteti lokal.

About the Author