Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka refuzuar kërkesën e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për lirimin e përkohshëm, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Apelit.
Sipas njoftimit të Speciales, më 19 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme, i kryesuar nga gjykatësja Ekaterina Trendafilova dhe i përbërë nga Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, ka hedhur poshtë kërkesën e Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur në mënyrë konfidenciale në nëntor të këtij viti.
Kjo kërkesë lidhej me vendimin e Panelit të Apelit të datës 13 gusht 2025, i cili kishte konfirmuar rrëzimin e kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm nga Trupi Gjykues.
Me vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, refuzimi i lirimit të përkohshëm të Kadri Veselit mbetet i njëjtë, ndërsa procedurat gjyqësore ndaj tij vazhdojnë në Dhomat e Specializuara. /Gjurmuesi/







