Sot mbledhje komemorative për Shemin e “Ilirëve”

Teatri Kombëtar i Kosovës ka bërë të ditur se do të organizojë një mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e këngëtarit të ndjerë..

1 minute

Read Time

Teatri Kombëtar i Kosovës ka bërë të ditur se do të organizojë një mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e këngëtarit të ndjerë Shemsi Krasniqi – Shemi.

Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia përkujtimore do të mbahet të martën, duke filluar nga ora 13:00, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Sot, në ora 13:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të mbahet mbledhja komemorative në kujtim të këngëtarit Shemsi Krasniqi – Shemi. Familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët janë të ftuar të marrin pjesë për të nderuar kujtimin dhe jetën tij”, thuhet në njoftim.

Shemsi Krasniqi, i njohur gjerësisht si Shemi i grupit legjendar “Ilirët”, ka ndërruar jetë të hënën, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme muzikore.

Karriera e tij muzikore nisi në vitet ’80, si vokalist i grupit “Ilirët”, i themeluar në vitin 1981. Ky grup u bë i njohur me këngë të suksesshme si “Rini thuaja këngës”, “Trupi pa shpirt”, “Xhamadani vija-vija”, si dhe shumë hite të tjera që mbetën pjesë e historisë së muzikës shqiptare. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports