Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka treguar për takimet e mbajtura gjatë kësaj jave në Bruksel me kryenegociatorët, Agron Bajrami dhe Petar Petkoviq.
Ai në një njoftim në platformën X tha se në takime kanë folur rreth përcaktimit të planit të punës për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.
“Këtë javë mbajtëm takime të ndara dhe të hollësishme me të dy Kryenegociatorët në Bruksel për të përcaktuar planin tonë të punës për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë për muajt e ardhshëm”, shkruan ai














