Në një periudhë të vështirë për klubin, Sigal Prishtina po kalon një nga momentet më të ndërlikuara financiare që prej themelimit të saj.
Pavarësisht situatës së rëndë ekonomike, klubi më i trofeshëm në basketbollin kosovar ka vendosur të forcojë skuadrën me një afrim të ri.
Bëhet fjalë për basketbollistin amerikan Dericko Williams.
Njoftimin për Williamsin e bëri vet skuadra nga kryeqyteti përmes Facebook-ut.
Mbetet të shihet se sa do t’i ndihmojë Prishtinës ardhja e tij, pasi që janë në rrezik edhe të bien në Ligën e Parë.








