Ruben Loftus-Cheek lëndohet rëndë, rrezikon mungesën disa mujore për Milanin dhe Anglinë

Ndeshja e fundit e Milanit kundër Parmas në “San Siro” u shënua nga një incident i rëndë për mesfushorin Ruben Loftus-Cheek, i cili pësuar një..

1 minute

Read Time

Ndeshja e fundit e Milanit kundër Parmas në “San Siro” u shënua nga një incident i rëndë për mesfushorin Ruben Loftus-Cheek, i cili pësuar një lëndim serioz. Humbja 1-0 u ndërlikua për skuadrën kuqezi, pasi 30-vjeçari u përplas me portierin kundërshtar gjatë lojës.

Loftus-Cheek ka pësuar frakturë alveolare (thyerje e pjesës kockore ku mbahen dhëmbët) dhe ka humbur disa dhëmbë. Ai u largua nga fusha me barrelë dhe u dërgua menjëherë në spital për ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas mediave italiane, mesfushori do të mungojë disa muaj, një lajm i keq jo vetëm për Milanin në këtë periudhë të rëndësishme të Serie A, por edhe për Kombëtaren e Anglisë, ku ishte rikthyer në planet e trajnerit Thomas Tuchel.

Përveç mungesës në klub, lëndimi i Loftus-Cheek vë në pikëpyetje edhe pjesëmarrjen e tij në Botërorin e këtij viti me “Tre Luanët”.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports