Shqyrtimi i dytë i projektbuxhetit 2026 në Kuvendin e Kosovës caktohet për të premten

Pas përfundimit të shqyrtimit të parë, Kuvendi i Kosovës ka caktuar që shqyrtimi i dytë i projektbuxhetit për vitin 2026 të mbahet të premten në..

1 minute

Read Time

Pas përfundimit të shqyrtimit të parë, Kuvendi i Kosovës ka caktuar që shqyrtimi i dytë i projektbuxhetit për vitin 2026 të mbahet të premten në orën 11:00. Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje u miratua gjithashtu shmangia e disa procedurave të zakonshme ligjore.

Në votimin në parim, buxheti mori 66 vota pro, 32 kundër dhe pesë abstenime, pas një seance disaorëshe debati, ku përfaqësues të pozitës dhe opozitës shprehën kritikat dhe argumentet e tyre lidhur me dokumentin financiar.

About the Author