Shqipëria synon fitore sonte në përballjen kundër Andorrës

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sonte me skuadrën e Andorrës në një ndeshje kyçe për kualifikimet drejt Botërorit 2026. Fitorja është thelbësore për “Kuqezinjtë”,..

1 minute

Read Time

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sonte me skuadrën e Andorrës në një ndeshje kyçe për kualifikimet drejt Botërorit 2026.

Fitorja është thelbësore për “Kuqezinjtë”, të cilët aktualisht renditen të dytët në Grupin K me 11 pikë, shtatë më pak se Anglia, kundërshtari i radhës më 16 nëntor në “Air Albania”, ku do të vendoset pjesërisht fati i kualifikimit të kombëtares shqiptare.

Ky takim vjen pas një fitoreje historike më 11 tetor ndaj Serbisë, 0:1 në stadiumin “Duboçica”, me golin vendimtar të Rey Manajt. Strategu brazilian Sylvinho shpreson që skuadra të marrë një tjetër rezultat pozitiv që do të forconte shanset për në Botëror. /Gjurmuesi/

About the Author